Konfirmohen zërat e krizës, Totti ndahet nga bashkëshortja

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti dhe bashkëshortja e tij, Ilari Blasi janë ndarë zyrtarisht. Lajmi  e konfirmon “Corriere della Sera” duke vulosur një kapitull të gjatë thashethemesh.

Prej shumë muajsh mediat italiane kishin publikuar informacione të ndryshme për një histori të re të ish-numrit 10 me një femër tjetër por çifti kërkoi respekt duke hedhur poshtë zërat.

Gjithsesi tashmë është zyrtare dhe pas 17 viteve martesë me “show girl”-in Blasi, kampioni i botës i jep fund. Ata janë prinder të tre fëmijëve dhe prej shumë vitesh konsideroheshin si çifti ideal në Itali.

Kategoritë
Sport