Konfirmohet që Xhaka luan ndaj Anglisë, dyshohej për lëndim

Granit Xhaka do të luajë kundër Anglisë në çerekfinalen e EURO 2024-shit të shtunën.

Kapiteni i Zvicrës është ndër lojtarët më të spikatur të këtij Evropiani, duke e udhëhequr Zvicrën deri në këtë pikë me performancat e tij vendimtare, shkruan klankosova.tv.

Sidoqoftë, ai këto ditë dyshohej për një lëndim të muskulit ngjitës, mirëpo tani gjithçka është qartësuar pasi ka skanuar atë pjesë të trupit.

Ky po që është stinori i karrierës së shqiptarit të Zvicrës që sivjet po ashtu bëri histori me klubin e tij, Bayer Leverkusen.

Kategoritë
Sport