Konfiskohen 4 mijë fishekë në Jarinje, Sveçla: I dyshuari punëtor i Ministrisë së Mjedisit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar 4 mijë fishekë në pikën kufitare në Jarinje, ku është arrestuar një shtetas serb, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

Ai ka shkruar në Facebook se ishte një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë.

 

Kategoritë
LajmeVendi