MPJ-ja belge njoftoi se portës së ambasadës së saj në Kinshasa i është vënë zjarri, duke theksohet se zjarri është vënë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër dhe se “nuk ka asnjë rrezik” për stafin dhe të pranishmit
Ambasada belge në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos (RDK), është sulmuar gjatë protestave dhe trazirave në vend, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Belgjikës thuhet se “demonstratat e dhunshme” po vazhdojnë pranë shumë ambasadave në kryeqytet, përfshirë ambasadën e vendit.
Në deklaratë thuhet se portës së ambasadës belge i është vënë zjarri, duke theksohet se zjarri është vënë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër dhe se “nuk ka asnjë rrezik” për stafin dhe të pranishmit.
Më tej në deklaratë thuhet se ministria po ndjek nga afër zhvillimet dhe është në kontakt me Ambasadën belge në Kinshasa dhe autoritetet e RDK-së.
Po ashtu thuhet se Ambasada ka kërkuar nga autoritetet e RDK-së “marrjen e menjëhershme të më shumë të masave të sigurisë” dhe se ndaj kësaj kërkese është dhënë përgjigje pozitive.
“Ne i rikujtuam gjithashtu autoriteteve kongoleze detyrën e tyre për të mbrojtur ndërtesat dhe personelin diplomatik. Ashtu si gjithmonë, mbrojtja e sigurisë së personelit të ambasadës dhe komunitetit belg është prioriteti ynë”, theksohet në deklaratë.
Qytetarët belgë që jetojnë në vend janë këshilluar gjithashtu që të mos largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa siç thuhet në deklaratë, situata duket se po stabilizohet.
Në Kinshasa u mbajtën protesta masive kundër grupit rebel Lëvizja 23 Marsi (M23) dhe kundër Ruandës. Protestuesit u mblodhën në pika të ndryshme në qytetin Kinshasa për të dënuar rrethimin që M23 ia ka bërë qytetit Goma, si dhe për të protestuar ndaj Ruandës, për të cilën pretendojnë se ka mbështetur rebelët.
Protestuesit i vunë zjarrin edhe disa pjesëve të ambasadës franceze në kryeqytet.
– Konfliktet në RDK
Për shkak të konflikteve të dhunshme që vazhdojnë në lindje të RDK-së mes grupit M23 dhe forcave të sigurisë, që nga fillimi i vitit e deri më tani janë zhvendosur mbi 400 mijë njerëz.
Pasi mori kontrollin e shumë fshatrave dhe qyteteve në rajon, M23 së fundi rrethoi qytetin Goma, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin për qytetin i cili ka një popullsi prej rreth 1 milion banorësh.
Kombet e Bashkuara dhe Republika Demokratike e Kongos akuzojnë Ruandën për mbështetjen e grupit M23, ndërsa Ruanda i mohon pretendimet.
Grupi doli në skenë me prishjen e marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 23 mars 2009 nga vendet e rajonit me qëllimin për të garantuar sigurinë në lindje të Kongos, ndërsa më pas ky grup filloi të përkujtohej si M23.
Ky grup përbëhet kryesisht nga fisi Tutsi, pjesëtar i të cilit është edhe presidenti i Ruandës, Paul Kagame.