Konjufca: Gjuhën që do ta përdorim për koalicion do të jetë gjuhë e bashkëpunimit

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i pyetur se me çfarë gjuhe do të diskutojë Vetëvendosje me partitë opozitare për krijimin e institucioneve, bazuar në deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti që i ka quajtur partitë opozitare “hajvanat”, ai tha se do të diskutojnë për bashkëpunim.

“Sa i përket letrës, kryeminstri i është drejtuar vetëm LDK-së, kurse gjuhën që do ta përdorim gjithmonë do të jetë një gjuhe e bashkëpunimit. Politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen dhe dashurinë, është për t’i kuptuar interesat. Interesat nuk janë tonat personale, janë të shtetit. Shprehje kemi dëgjuar edhe nga opozita edhe për mua. Nuk më mbetet hatri dhe ia shtrij dorën e bashkëpunimit. Vetëvendosje e ka pasur pozicionin shumë transparent gjatë zgjedhjeve, qëllimi ynë ka qenë të vazhdojmë një qeverisje, siç e kemi mundësisht, pa partitë e tjera opozitare. Pastaj ti e merr rezultatin që nuk e ke mundur ta arrish këtë qëllim. Tash është skenari B. Qasja e kryeministrit është që të shkoj rend”, tha Konjufca.

“Vetëvendosje ende nuk e e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit. Mendoj që të gjitha pozitat i nënshtrohen disa prej principeve e njëra ndër to është përpjekja për të themeluar qeverinë”, shtoi Konjufca.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi