Konjufca pas aksidentit ajror në SHBA: Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur personat e tyre të dashur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas tragjedisë ajrore në SHBA, ku një aeroplan me pasagjerë u përplas me një helikopter ushtarak, ku sipas raportimeve te deritanishme një numër i madh pasagjerësh kanë humbur jetën.

Konjufca thotë se është pikëlluese humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror, transmeton Telegrafi.

“Është shumë pikëlluese dhe e dhimbshme humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington DC. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur personat e tyre të dashur, për aleatin tonë ShBA-në dhe për të gjithë popullin amerikan”, ka shkruar Konjufca në postimin në Facebook.

Ndryshe, një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, pasi një aeroplan pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak u rrëzuan mbi një lumë të madh në Uashington DC.

Aeroplani i aviokompanisë i American Airlines, me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord, po ulej në aeroportin kombëtar të Uashingtonit, Ronald Reagan, kur ndodhi përplasja në ajër, transmeton Telegrafi.

Helikopteri i ushtrisë amerikane Black Haëk kishte tre ushtarë në bord.

Të dy fluturaket ranë në lumin Potomac, pasi u përplasën rreth orës 21:00 sipas kohës lokale./Telegrafi/

Kategoritë
LajmeVendi