Konjufca pas kthimit nga Haga: Larg qoftë nëse konfirmohet aktakuza, nuk dënohen individët por dëmtohet UÇK-ja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar për media pas vizitës së tij në Hagë, duke theksuar se kjo vizitë ishte shumë e domosdoshme për vetë faktin se është themeluar për krimet e pretenduara të UÇK-së.

Tutje, ai e përmendi faktin se gjatë luftës në Kosovë nga gjenocidi serb janë vrarë mbi 11 mijë njerëz, e 20 mijë gra janë dhunuar.

Poashtu, kryeparlamentari Konjufca tha se kjo gjykatë ka nevojë për drejtësi, mekanizëm kontrolli dhe llogaridhënies.

“Ajo ishte një vizitë e rëndësishme dhe e domosdoshme sipas mendimit tim sepse kuvendi i Kosovës ka qenë themelues i kësaj gjykate. Kjo ishte një gjykatë e cila u themelua me disa procedura specifike. Pikërisht dhe i kanë thënë gjykatë e veçantë. Kryesor është fakti së kjo gjykatë është themeluar për krimet e pretenduara të UÇK-së dhe është defekt i madh dhe e kemi kritikuar. Në Kosovë ka ndodhur gjenocid nga Serbia ku mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës janë vrarë. 20 mijë gra janë të dhunuara seksualisht në Kosovë. Tash pas krejt kësaj mu kriju një gjykatë për UÇK-në dhe pjesëtarë është e padrejtë dhe gjithmonë kam thënë se është e padrejtë. Problemi është se në amendament është edhe pjesë e kushtetues. Ajo për të cilën mendoj që kjo gjykatë të sjellë drejtësi ka nevojë për mekanizëm kontrolli dhe llogaridhënies. Kosova nuk ka kurrfarë mekanizmi”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca ka theksuar se të gjithë krerët e UCK-së, janë mirë me shëndet, duke theksuar se shqetësimi i tyre dhe mbrojtjes është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen nëpër procedura për të cilat nuk ka kurrfarë mekanizmi të ankesës.

“Unë vizitova zotëri Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, Haradinajn e Gucatin. Të gjithë janë mirë me shëndet dhe shumë të fortë me vullnet. Shqetësimi i tyre dhe mbrojtjes është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen nëpër procedura për të cilat nuk ka kurrfarë mekanizmi të ankesës. Kjo gjykatë është absolutiste dhe nuk është në kontrollin e askujt. Aktakuza e cila rëndon mbi ta lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-se”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

“Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si e tillë’’, shtoi ai.

Tutje kryeparlamentari Konjufca tha se Gjykata Speciale që nga fillimi ka qenë e njëanshme, ai theksoi se duhet të jenë afër njëri tjetrit që ta kalojnë këtë sfidë.

“Kjo gjykatë që nga themelimi ka qenë e njëanshme. Nuk e di por është e rëndësishme të jemi më afër me njëri tjetrin dhe ta kalojmë këtë sfidë. Ata kanë respekt për institucione dhe edhe ne duhet të jemi afër tyre sepse mendoj që larg qoftë aktakuza konfirmohet mendoj që nuk është çështje e dënimit të individëve por dëmtohet UÇK-ja”, tha Konjufca.

Ai foli edhe për liberalimin e vizave, duke shtuar se shpreson që në takimin e radhës presidenti i Francës Macron dhe Kancelari Sholz, ta vendosin në agjendë.

“Ai tha edhe se shpresojmë që në takimin e radhës presidenti i Francës Macron dhe Kancelari Sholz, ta vendosin në agjendë liberalizmin e vizave dhe nëse vendoset në agjendë Kosova mendoj se do ta marrë liberalimin e vizave”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi