Konjufca për dënimin e Mehmetajt: Ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë për këtë padrejtësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas dënimit me 6 vjet burgim të Nezir Mehmetajt nga gjykata në Serbi.

Ai e ka quajtur dënimin padrejtësi dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë “kundër kësaj padrejtësie”.

“E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut”, ka “>shkruar Konjufca në Facebook.

Ai procesin gjyqësor ndaj Neziraj e ka quajtur të shpikur e arbitrar.

“Sot, pas një arrestimi në vitin 2020, pas një akuzimi dhe procesi të shpikur e arbitrar ndaj qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, gjykata në Serbi e ka dënuar atë me 6 vite burg. Mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë nuk mund të prodhojë asgjë të re veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre në anën tjetër”, ka shkruar Konjufca.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi