Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, Jeffry Hovenier.

Duke e falënderuar për vizitën, kryeparlamentari Konjufca i shprehu mirënjohje për angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me përkushtim ndaj ruajtjes dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta.

Po ashtu, kryetari Konjufca nënvizoi se ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Jeffry Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë, për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me aleatin tonë më të madh , SHBA-në , që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në vendin tonë.

Kryetari Konjufca e përgëzoi ambasadorin Hovenier për punën e tij të mirë të deritanishme dhe i uroi atij suksese sa më të mëdha në angazhimet e tij ardhshme.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi