Konjufca: Sulmet ndaj VV-së nga opozita ishin agresive, Qeverinë e re e bëjmë veç me pakicat jo-serbe

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me krijimin e qeverisë së re.

Konjufca deklaroi se beson se do të arrijnë të bëjnë forimimin e qeverisë me pakicat jo-serbe, ndërsa opozitën e përshkroi si  me “Qëndrime obstruksioniste, sulme agresive dhe goditje të ulëta”, e që sipas tij kjo gjë ka lënë shenjë.

“Siç e keni parë, qeveria ‘Kurti 2’ është formuar në bashkëpunim me pakicat joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur një efekt pozitiv në Kosovë, duke e penguar Listën Serbe, e cila vepron nën ndikimin e Beogradit, të ketë fuqi vendimtare siç ka pasur në qeveritë e kaluara”, tha Konjufca për median italiane OBCT.

Konjufca tha se nëse lind nevoja do të mblidhen si lidership dhe do të vendosin për hapat e mëtejshëm.

“Deri më tani partitë opozitare kanë mbajtur qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë shumë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jokonvencionale, me shumë akuza të padrejta dhe goditje të ulëta. Kjo ka lënë gjurmë”, ka shtuar Konjufca.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi