Konjufca uron Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca e ka uruar kongresmenin republikan, Kevin McCarthy, për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së.

Konjufca ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Urimet më të përzemërta për Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. I uroj një mandat shumë të suksesshëm. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dhe aleancën e shkëlqyer mes dy vendeve tona”, ka shkruar ai në Twitter.

Kategoritë
LajmeVendi