Kontrata e Ronaldos është më e madhja në histori: Çdo minutë llogaria e tij bankare rritet me 380 euro

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, mbrëmë zyrtarisht u bë futbollist i Saudi Al-Nassr.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë me gjigantin e futbollit saudit deri në verën e vitit 2025 dhe do të fitojë një pasuri të vërtetë në Riad.

Paga bazë e Ronaldos te Al-Nassr do të jetë rreth 70 milionë euro, por bashkë me bonuset dhe kontratat e sponsorizimit, portugezi do të fitojë 200 milionë euro në vit, ose 500 milionë për të gjithë kontratën.

Është pa dyshim kontrata më e madhe e nënshkruar nga një futbollist në histori.
Ronaldo kështu do të arkëtojë 16,666,666 euro në muaj, ose 3,846,153 euro në javë.

Kur kjo të shndërrohet në ditë, Ronaldo do të marrë 547,945 euro çdo ditë.

Çdo orë llogaria bankare e Ronaldos do të jetë më e pasur me 22,831 euro, 380 në minutë.

Paga e tij në sekondë është treguesi më i mirë i pasurisë së tij. Domethënë, çdo sekondë llogarisë së Ronaldos do t’i rritet me 6.34 euro, edhe kur ai është duke fjetur.

Kategoritë
Sport