Kopja më e vogël e Kuranit gjendet në muzeun e Jordanisë

Kopja më e vogël e Kuranit në botë gjendet në një muze në qytetin Salt në perëndim të kryeqytetit të Jordanisë, Aman.

Jordanezi Ibrahim Ahmad Nawar e ruan kopjen më të vogël të Kuranit në Muzeun e Përhershëm të Trashëgimisë Popullore që e ka themeluar vetë ai.
Kurani tërheq vëmendjen e entuziastëve të antikave, trashëgimisë kulturore dhe koleksioneve. Kurani me kopertinë të gjelbër ka një gjerësi prej 1,5 centimetrash dhe gjatësi prej 2,5 centimetrash, ndërsa mund të lexohet vetëm përmes lupës për arsye se shkrimet janë shumë të vogla.
Kategoritë
LajmeTë ndryshme