Kore e Jugut, 120 të vdekur në trazirat gjatë festimeve të Halloween

Choi Cheon-sik, një nga zyrtarët e institucionit kombëtar zjarrfikës, tha se mendohet që rrëmujat janë shënuar si pasojë e shtyrjeve të turmës në një rrugë të ngushtë nga ata që ndodheshin në pjesën e prapme në festime.

Si pasojë e trazirave gjatë festimeve të Halloween të mbajtura në kryeqytetin Seul të Koresë së Jugut, njoftohet se 120 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur.

Incidenti ka ndodhur gjatë festimeve të Halloween të mbajtura në zonën Itaewon, gjegjësisht në një ndër qendrat argëtuese të Seulit.

Choi Cheon-sik, një nga zyrtarët e institucionit kombëtar zjarrfikës të Koresë së Jugut, tha se mendohet që rrëmujat janë shënuar si pasojë e shtyrjeve të turmës në një rrugë të ngushtë nga ata që ndodheshin në pjesën e prapme në festime.

Në rrëmuja u plagosën 100 persona, tha Choi, duke shtuar se 50 prej tyre u diagnostikuan me arrest kardiak të papritur.

Më tej, Choi informoi se në vendin e ngjarjes janë dërguar mbi 400 punonjës të autoriteteve emergjente.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.

Në anën tjetër, sipas lajmeve në mediat lokale, njerëzit u dyndën dhe shkaktuan rrëmujë pas thënieve se një personazh i famshëm i pa identifikuar po vinte në një vend argëtimi në Itaewon.

Pretendohet se në festimet e Halloween nëpër rrugët e Itaewon morën pjesë 100 mijë njerëz.

Kategoritë
BotaLajme