Kore e Jugut, zebra arratiset nga kopshti zoologjik

Zebra dyvjeçare theu gardhin e drurit në parkun e madh të fëmijëve në Seul dhe brodhi nëpër qytet përpara se të kapet.

Një zebër dy vjeçare u arratis nga kopshti zoologjik në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, të enjten dhe brodhi nëpër qytet për disa orë përpara se të kapej, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu.

Ngjarja ndodhi në parkun e madh të fëmijëve të Seulit pak para orës 15:00, kur zebra theu gardhin e druri përpara se të ikte.

Sipas “Yonhap News”, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale në kohën kur zebra, e quajtur Sero, u kap.

Zebra lindi në vitin 2021 në të njëjtin kopsht zoologjik nga ku u arratis.

“Sero” brodhi nëpër qytet dhe lagje përpara se të rrethohej dhe kapej në një gardh sigurie, pas së cilës iu dhanë relaksues muskulor anestezikë.

Kategoritë
BotaLajme