Koreja e Jugut bëhet një komb “super i moshuar” me 20 për qind të popullatës mbi 65 vjeç.
Koreja e Jugut u është bashkuar zyrtarisht kombeve “super të moshuara” pasi 20 për qind e popullsisë së saj ka tejkaluar moshën 65 vjeçare.
Siç njoftoi Ministria e Brendshme e Koresë së Jugut, gratë kryesojnë listën e popullatës më të moshuar.
Numri i njerëzve më të moshuar se 65 vjeç është 10,24 milionë nga popullsia totale e vendit prej 51,22 milionë banorësh, treguan të dhënat e ministrisë.
Sipas OKB-së, çdo vend me më shumë se 7 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç është një shoqëri në plakje, ata me mbi 14 për qind janë një shoqëri e moshuar, ndërsa ata me më shumë se 20 për qind janë një shoqëri super e moshuar.
Koreja e Jugut po përballet me sfidën demografike të plakjes së popullsisë dhe shkallës së ulët të lindjeve.
Të dhënat treguan se gratë përbëjnë 5,69 milionë, ndërsa meshkujt 4,54 milionë nga gjithsej 10,24 milionë persona më të moshuar se 65 vjeç.
Provinca Jugore Jeolla kryesonte rajonet me këtë grupmoshë, ndërsa qyteti qendror Sejong kishte përqindjen më të ulët me 11,57 për qind.
Kryeqyteti Seul përbënte 19,41 për qind të totalit të popullsisë më të moshuar se 65 vjeç në vend.