Koreja e Veriut i çon punëtorë Rusisë për Donbasin, ata arratisen

Punëtorë ndërtimi nga Koreja e Veriut në Rusi po arratisen mes frikës se do të dërgohen të punojnë në Donbas, rajonin e pushtuar nga Putini në Ukrainë.

Lajmi është raportuar nga Radio Free Asia, sipas së cilës, me mijëra punëtorë nga Koreja e Veriut po zgjedhin të lënë punën si pasojë e frikës nga lufta në Ukrainë. “Pasi morën lajmin se do të zhvendoseshin në një kantier ndërtimi në Donbasin e shkatërruar nga lufta, shumë prej tyre janë arratisur”, shkruan Radio Free Asia.

Për vite me radhë, Koreja e Veriut dërgon punëtorë jashtë vendit, kryesisht në Rusi, ndërsa pjesën më të madhe të pagës së tyre e merre shteti komunist. Pavarësisht kësaj, sërish ata fitojnë më shumë sesa të punonin në shtetin e tyre.

Kategoritë
BotaLajme