Koreja e Veriut konfirmon testimin e raketës balistike ndërkontinentale

Koreja e Jugut njoftoi se raketa e lëshuar dje nga Koreja e Veriut fluturoi rreth 1.080 kilometra në një lartësi mbi 6.200 kilometra.

Koreja e Veriut njoftoi se raketa që testoi dje ishte raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) e “tipit të ri”.

Në lajmin e Agjencisë Qendrore të Lajmeve (KCNA) të Koresë së Veriut thuhet se vendi dje lëshoi një raketë të re ICBM.

Kjo raketë u “lëshua për herë të parë” thuhet në lajmin në të cilin vihet në dukje se testimi u realizua në prani të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Koreja e Jugut njoftoi se raketa e lëshuar dje nga Koreja e Veriut fluturoi rreth 1.080 kilometra në një lartësi mbi 6.200 kilometra.

Japonia konfirmoi se raketa ka rënë 150 kilometra në perëndim të zonës Oshima në Hokkaida dhe brenda zonës ekskluzive ekonomike kombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi se testimi i raketës balistike ndërkontinentale është “shkelje e hapur” e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Testimi raketor u dënua nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida të cilët zhvilluan takim dypalësh në Bruksel në kuadër të samitit të liderëve të G7.

Biden në takim potencoi “mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për sigurinë” e Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Kategoritë
BotaLajme