Koreja e Veriut lëshon 2 raketa, ndërsa SHBA dhe Seuli përgatiten për stërvitjen ushtarake

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa në det, bëjnë të ditur zyrtarë të Koresë së Jugut

“Herët në mëngjes zbuluam se Koreja e Veriut hodhi dy raketa lundrimi në Detin Perëndimor”, tha një zyrtar ushtarak pa emër për agjencinë e lajmeve Yonhap sot, 17 gusht 2022.

Hera e fundit që Pheniani kreu një provë raketore ishte më 10 korrik, kur u përdorën raketahedhës të shumtë.

“. Autoritetet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut tani po analizojnë detaje të tilla si distanca e fluturimit” I tha një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes agjencisë së lajmeve AFP.

Dy raketat u hodhën një ditë pasi Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara filluan një stërvitje paraprake katër-ditore të përbashkët në përgatitje për stërvitjen e pezulluar prej kohësh në terren të njohur si Mburoja e Lirisë Ulchi, e cila zhvillohet nga 22 gushti deri më 1 shtator.

Stërvitjet zemërojnë Phenianini vlerëson si kërcënime për pushtim.

Hera e fundit që është kryer testimi i armatimeve ka qenë data 10 korrik. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që Veriu leshoi një raketë të këtij lloji.

Zyrtarët në Uashington dhe Seul kanë paralajmëruar se Peniani po përgatitet të kryejë atë që mund të jetë testi i shtatë bërthamor.

Armiqësia në Gadishull

Armiqësia në Gadishullin Korean është thelluar që kur negociatat bërthamore SHBA-Kore Veriore dështuan në fillim të vitit 2019.

Korea Veriut e ka të ndaluar përdorimin e raketave balistike nga rezoluta e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, dhe është nën sanksionet e SHBA-se dhe Britanisë për programin bërthamor.

Por duke shfrytëzuar një ndarje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, Koreja e Veriut ka rritur testimin e armëve me një ritëm rekord këtë vit, duke kryer më shumë se 30 lëshime balistike.

Kategoritë
BotaLajme