Koreja e Veriut lëshon tjetër raketë balistike, përgatit testimin e armëve bërthamore

Koreja e Veriut ka vijuar me “testimet e saj provokative”, duke lëshuar një tjetër raketë balistike. Lajmin e ka bërë të ditur Koreja e Jugut, ndërkohë që SHBA ka paralajmëruar se Kim Jong-un po bëhet gati për testimin e armëve bërthamore këtë muaj.

Nëse kjo gjë do të ndodhë, do të bëhet fjalë për testimin e parë bërthamor të Koresë së Veriut në 5 vitet e fundit.

Koreja e Jugut dhe SHBA e kanë konsideruar testimin e sotëm si një “shkelje të qartë të rezolutave të Këshillimit të Sigurimit të OKB-së dhe një kërcënim serioz që cenon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”.

Edhe Japonia ka reaguar, me Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi që është shprehur se testimi i Koresë së Veriut është i papranueshëm.

Kategoritë
BotaLajme