UEFA ka vendosur të dënojë me 13 mijë e 250 euro Federatën e Futbollit e Kosovës (FFK).
UEFA ka publikuar në faqen e saj vendimet datës 11 dhjetor të marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.
Me 10 mijë euro e ka dënuar për pushtim të fushës në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Lituanisë e luajtur më 18 nëntor në Prishtinë, me 3 mijë e 250 euro e ka dënuar për ndezje të fishekzjarrëve nga “Dardanët”, ndërsa Muharrem Jasharin e ka suspenduar me dy ndeshje.
Jashari ishte përjashtuar me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër dhe nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme.
Kosova dy ndeshjet e ardhshme i luan në mars, ku do të përballet në playoff të Ligës së Kombeve kundër Islandës.