Pas ndërhyrjeve të institucioneve dhe ambasadës së Kosovës, emri i Kosovës do të përfshihet si shtet i pavarur në sistemet e bankave Volksbanken Raiffeisenbanken, transmeton Gazeta Metro.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se pas përfshirjes së Kosovës si shtet të pavarur në sistemet e Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, 697 banka të tjera gjermane pjesë e rrjetit Volksbanken Raiffeisenbanken do të ndjekin të njëjtin hap.
Ky përmirësim u bë i mundur pas ankesave nga qytetarët dhe përpjekjeve të institucioneve kosovare, përfshirë ambasadën në Gjermani, që ka reaguar për gabimin që lidhte Kosovën me Serbinë ose e linte jashtë sistemit bankar.