Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot përballet me Poloninë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Ky duel zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku mërkurën mbrëma Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Poloninë
Stërvitja e fundit u zhvillua nën urdhrat e selektorit Agron Shabani. Vajzat kanë shprehur optimizëm, duke pranuar njëkohësisht forcën e rivales.
Selektori Agron Shabani, kapitenia Leonora Demaj dhe hendbollistet e tjera kanë premtuar maksimumin në ndeshje, ndërsa shpresojnë në përkrahje nga tribunat për të rritur shpresat për sukses.
Polonia vlerësohet favorite, por në Kombëtare kanë thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe se kjo jep shpresë për sukses.
Përballja e sotme mes dy skuadrave zhvillohet nga ora 17:45.