Kosova fiton me përmbysje ndaj Armenisë – Donjeta e Valentina shënojnë për fitoren

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e grave ka shënuar fitore.

Lojtaret kosovare kanë arritur të marrin fitore në Prishtinë, në përballjen kundër Armenisë, shkruan lajmi.net.

Kosova ka arritur të shënojë fitore me rezultatin 2:1, me përmbysje, pasi pa veten në disavantazh.

Kosovaret pësuan në minutën e 77’, kur Blerta Smaili dërgoi topin në rrjetën e saj pas një mos-koordinimi me portieren tonë.

Por, Valentina Metaj e Donjeta Halilaj reaguan shpejtë për të përmbysur armenet.

Metaj shënoi në minutën 78’, kurse Halilaj në minutën e 87’.

Kosova shkon në kuotën e shtatë pikëve në nëntë ndeshje, për pozitën pesë në grup. Armenia mbetet pa pikë në pozitën e fundit (gjashtë).

Kategoritë
Sport