Kosova fiton medaljen e tretë të argjendtë në Grand Slamin e xhudos në Gjeorgji

Sportistja 22 vjeçare nga Kosova, Laura Fazliu në finale u mund nga bartësja e parë, Lucy Renshall nga Britania e Madhe

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medalje të argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji, transmeton Anadolu.

Laura Fazliu e cila garoi në kategorinë deri 65 kilogramë fitoi edhe 700 pikë olimpike “Paris 2024”.

Sportisja 22-vjeçare nga Kosova, Laura Fazliu në finale u mund nga bartësja e parë, Lucy Renshall nga Britania e Madhe.

Laurës i janë dhënë tri dënime, ndërsa dy të fundit mbeten diskutabile, ndërsa për shkak të reagimit pas dënimit të dytë ndaj Laurës, gjyqtari ka larguar Majlinda Kelmendin nga karrigia e trajneres.

Me këtë medalje të Laurës dhe dy medalisteve tjera, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, Kosova deri më tani siguroi 3 medalje të argjendta në Tbilisi.

Kategoritë
LajmeSportVendi