Kosova ka dorëzuar kërkesën që stadiumi spektakolar nga Katari t’i zhvendoset në Kosovë

Pas Kupës së Botës në Katar, Federata e Futbollit të Kosovës mund të merrte si dhuratë stadiumin e parafabrikuar “974”, pasi kishin dorëzuar një kërkesë zyrtare në FIFA.

Kryetari i NS-së së Kosovës Agim Ademi tha se ka shumë gjasa që stadiumi spektakolar me kapacitet prej 44 mijë ulëse t’i dhurohet shtetit të Kosovës për shkak të marrëdhënieve të mira me Federatën e Futbollit të Katarit.

Stadiumi me emrin “974” është specifik në shumë drejtime. Ai hyri në historinë e futbollit edhe para se të luhej një lojë e vetme në të. Gjegjësisht, e ka marrë këtë emër sepse është ndërtuar nga i njëjti numër kontejnerësh transporti dhe çeliku modular. Në të njëjtën kohë, 974 është numri ndërkombëtar i thirrjeve për Katarin.

Përveç kësaj, është stadiumi i parë në historinë e spektaklit botëror të futbollit që çmontohet plotësisht pas finales së Kupës së Botës më 18 dhjetor, Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit – duke demonstruar përkushtimin e Katarit për qëndrueshmëri me kosto efektive dhe dizajn të guximshëm.

Ndodhet në Ras Bu Abboud, 10 kilometra në lindje të qendrës së Dohas. Në faqen zyrtare të organizatorëve të Botërorit 2022, ata njoftuan se nisja dixhitale e Stadiumit “974” u zhvillua më 20 nëntor 2021, në prag të Kupës Arabe 2021.
Dizajni i stadiumit “974” u konceptua për herë të parë nga Fenwick Iribarren Architects më 26 nëntor 2017.

Ky vend unik i bën nder traditës së gjatë të Katarit të tregtisë botërore dhe detarisë. E vendosur në zonën buzë portit dhe brenda pamjes së qytetit bregdetar të Dohas, tifozët në stadiumin “974” do të ndjejnë erën e ftohtë që fryn nga Gjiri Arabik.

Ndërsa prania fizike e stadiumit “974” mund të jetë e përkohshme, trashëgimia e tij do të jetë e përjetshme.

Kategoritë
Sport