Kosova laike po lufton të metat e saj përmes Islamit!

Armiqësia ndaj Islamit (islamofobia) në Kosovë është ndoshta një nga temat më të përfolura të kohëve të fundit. Dhe tani kjo manifestohet përmes mbulesës së femrës.

Shkruan: Xhevahire Bajrami – Abazi

Shihet se jo vetëm disa ekstremistë, por edhe mbrojtësit e të drejtave të grave vazhdojnë të krijojnë përkufizime dhe kategorizime të reja kur bëhet fjalë për gratë muslimane apo për shami.

Të drejtat themelore që Kushtetuta e Kosovës i jep të gjithëve dhe specifikimi i ligjit për liritë fetare nën garancinë e kushtetutës, i cili është miratuar nga Parlamenti i Kosovës, sikur për një grup të njerëzve në Kosovë, nuk ekziston.

Sipas tyre, femrat muslimane duhet të ndalohen të veshin një “simbol fetar” dhe veshje që do të cenonte “objektivitetin” dhe “paanësinë” e tyre. Këta individ janë racistë dhe mundohen të bëjnë diskriminime institucionale edhe në institucionet e Kosovës.

Shihet se shamia në Kosovë tentohet të eliminohet duke i caktuar një mision të veçantë dhe duke e kategorizuar si simbol fetar apo politik. Qëllimi i përpjekjeve për të politizuar dhe simbolizuar shaminë mund të kuptohet realisht vetëm nëse kuptohen aspektet historike, filozofike dhe sociologjike të kundërshtimit të shamisë.

Në Kosovë disa qarqe të “liberalizuara” me ide komuniste, anti-njerëzore e anti-morale, Islamin e quajnë “Islami politik, Islami reformues” etj.  Krahas pastrimit me përcaktime të referencave historike, sociale dhe psikologjike, nga shamia tentohet të krijohet një “simbol” i ri që nuk i përket Dinit Islam!

Duke shikuar faktet historike dhe fetare të përpjekjes për të politizuar shaminë dhe për të vendosur detyra të tjera nga kuptimet e saj thelbësore të cilat janë të skjaruara shumë bukur në fjalën e Krijuesit, qartë shihet se këto qëllime janë tendencioze dhe nuk janë të reja.

Kosova laike po lufton të metat e saj përmes Islamit dhe ky anti-islamizëm është reagimi i paradigmës laike kundër Islamit, të cilin e sheh si fenë e vetme të pareformuar.

Kundërshtimi ndaj shamisë është një pasqyrim i frymës hedoniste të paradigmës laike që ka vazhduar që nga epoka heleno-greke.

Simbolizimi i shamisë është anulimi i kuptimit të saj që përfaqëson dinjitetin dhe fisnikërinë, duke e reduktuar atë në një “gjë”, një simbol politiko-fetar apo aksesor.  Dëshirohet të likuidohet i gjithë sistemi i vlerave duke e reduktuar një vlerë të muslimanëve në “diçka” të pa vlerë.

Ky aspekt i çështjes nuk duhet neglizhuar, përtej faktit se armiqësia ndaj Islamit dhe shamisë në veçanti është rezultat i përpjekjeve për të asimiluar popullin shqiptar musliman i cili me shekuj është autokton në trojet e tij.

Duket se të drejtat njerëzore të akomoduara në Konventa Ndërkombëtare, në Kushtetutat e shkruara sipas bindjeve të individëve të caktuar, janë koridori që kaluan edhe popujt tjerë të shkelur e nëpërkëmbur nga armiqtë e islamit siç janë edhe shqiptarët musliman.

Jemi përballë një grupi antimoralistësh që veten e shohin si masën e gjithçkaje duke pretenduar se epërsia e përkufizimit është vetëm e tyre.

Përpjekjet e tyre për të përjashtuar femrat muslimane nga e drejta e tyre për shkollim me ligje të reja, i takon së kaluarës.

Në vend që të interpretohet ky problem në kuadrin e lirisë, barazisë apo demokracisë, ata iu referohen muslimanëve dhe paturpësisht kërkojnë që ata të mos identifikohen në jetën e përditshme.

Duke parë Kosovën e sotme, është e vështirë të mos pyesim veten nëse të drejtat e njeriut dhe demokracia ishin një “zgjidhje e brendshme” për shqiptarët që gjatë gjithë historisë së tyre hëngrën njëri-tjetrin në konfliktet brenda saj e që vazhdon edhe sot.

Ne kemi nevojë për një gjuhë dhe sociologji të re të zgjidhjes së problemit. Ne duhet t’i kthejmë me butësi vlerat tona të cilat Allahu na i ka garantuar me Kur’an.

Mbrojtja e tyre është mbrojtje identiteti. Ata që tentojnë të vendosin një simbol politik në shami nuk do t’a arrijnë këtë asnjëherë, kurrë!

Mbulesa është iman, është respektim i urdhrit të Allahut!

Nelson Mendela thotë:

“Nuk ke nevojë të blesh qiellin për lirinë. Thjesht mos e shit shpirtin”.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina