Kosova mund t’i zhvillojë ndeshjet parakualifikuese për Eurobasketin 2025 në Prizren

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka thënë se ndeshjet parakualifikuese për Eurobasketin 2025, mund të zhvillohen në Prizren.

Këto komente i pari i FBK-së, i dha gjatë prezantimit të trajnerit të ri Rami Hadar.

Fetahu ka treguar se është menduar që ndeshjet parakualifikuese do të zhvillohen në Prizren.

Ndeshjet mund të zhvillohen në sallën e sporteve “Sezai Surroi”. Pak ditë më parë përfundoi rinovimi i saj.

Ndryshe, Kosova është në Grupin H, ku do të luajë me Zvicrën dhe Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025.

Kategoritë
Sport