Kosova ngjitet tri vende më lartë në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës është ngjitur për tri pozicione më lartë në ranglistën e FIFA-s. Nga vendi 104, Kosova renditet në pozitën e 101, pas suksesit që pati në ndeshjet e fundit në UEFA Nations League.

Kosova arriti dy fitore gjatë muajit tetor, duke fituar ndaj Lituanisë dhe Qipros.

Ekipi “dardan” rikthehet në aksion gjatë muajit nëntor, ku do t’i ketë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombëve, ndaj Rumanisë me 15 nëntor dhe ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.

Kategoritë
Sport