Kosova ngushëllon familjen Mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe

Në emër të qeverisë, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe i ka shprehur ngushëllime Emirateve të Bashkuara Arabe për vdekjen e Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, presidentit të EBA-së.

Në një njoftim të publikuar në Twitter, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe i ka dërguar ngushëllime Familjes Mbretërore dhe popullit të EBA-së.

“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, i dërgojmë ngushëllimet tona Sheikut Mohamed bin Zayed Al Nahyan, gjithë Familjes Mbretërore dhe popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe për vdekjen e Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në reagim.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve e Emirateve WAM.

“Ministria e Çështjeve Presidenciale ngushëllon popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, kombin arab dhe islamik dhe botën për vdekjen e Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në një deklaratë të WAM.

Kategoritë
LajmeVendi