Kosova ka pësuar humbje ndaj Azerbajxhanit, në ndeshjn e dytë në kuadër të Rrethit të Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.
Pas fitores ndaj Irlandës në mesjavë, të përzgjedhurit e Rami Hadarit nuk ia dolën të përsërisin suksesin e njëjtë.
Përballja e luajtur sot në Baku përfundoi me rezultatin 87:77.
Dardan Berisha me 20 pikë ishte më i dalluari te Kosova sot. Pikëdyshifërore shënuan edhe Dardan Kapiti – 19 dhe Musab Mala – 16.
Te Azerbajxhani më i dalluari ishte Orhan Haciyeva me 27 pikë.
Për Kosovën ishte kjo ndeshja e fundit për këtë muaj.
Ndeshjet e radhës parakualifikuese “Dardanët” do t’i zhvillojnë në nëntor, në udhëtim ndaj Zvicrës dhe Irlandës.