Kosova pëson humbje të thellë nga favoriti i grupit – Uellsi

Kombëtarja e Kosovës (vajzat) ka pësuar humbje të thellë në përballje me favoritin e Grupit B4, Uellsin, me rezultat 5:0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ashtu siç pritej kaloi në shenjë të mbizotërimit të futbollisteve uellsiane, të cilat e konfirmuan rolin e favoritit të këtij grupi duke realizuar fitoren e dytë në kuadër të këtij cikli të ri të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.

Ndërkohë, për Dardanet e udhëhequra nga Anneli Andersen kjo ishte humbja e dytë radhazi, pasi katër ditë më parë pësuan humbje edhe nga Ukraina në Antali (2:0). Serinë e golave për uellsianet e hapi Rachel Rowe, në minutën e 30-të.

E njëjta futbolliste realizoi edhe në minutën e 60-të për shifrat 3:0, pasi paraprakisht shifrat në 2:0 i çoi Kayleigh Barton (44′).

Tre golat e tjerë për mysafiret i shënuan Ffion Morgan (62′) dhe Elise Hughes (85’, 90’+3’).

Dy ndeshjet e radhës Kosova i zhvillon kundër Kroacisë, fillimisht në shtëpi më 31 maj dhe më pas në udhëtim më 4 qershor.

Kategoritë
Sport