Kosova shtet i pavarur, Vuçiç: Nuk japim asnjë centimetër tokë të saj

Ndërkohë, që Kosova është shtet i pavarur, presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon me propagandën e tij. Së fundmi ai ka thënë se Serbia nuk do të lejojë që t’i merret asnjë centimetër tokë nga Kosova. Sipas tij po tentohet “t’i merret Kosova, porse Serbia nuk do të lejojë t’i merret asnjë copë tokë”.

Vuçiç ka folur në manifestimin që është mbajktur për Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit të Serbisë.

“Kur jemi në prag të nja kataklizime globale, duhet ta kuptojmë se uniteti i të gjithë serbëve është i rëndësishëm. Serbia po përballet me shumë sfida, ata sulmuan Kosovën. Dhe thjesht duan ta përfundojnë atë që kanë filluar shumë kohë më parë. Mund t’u them vetëm një gjë: Ju doni të na merrni tokën edhe në gjerësi edhe në gjatësi, a ne nuk do t’ju japim asnjë centimetër”, tha Vuçiç.“Mund të keni çfarëdo fuqie që doni, të jeni të fuqishëm dhe të mëdhenj, por nuk mund të mposhtni drejtësinë dhe të drejtën e vendosmërinë e popullit, dhe nuk mund ta mposhtni atë që mendojmë se është uniteti i popullit tonë. Nuk mund të mposhtim drejtësinë dhe ligjin, as vendosmërinë e një populli për të mbetur i lirë”, ka shtuar ai.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi