Kosova theu rekord, kaq vite iu deshën për t’i hequr vizat

Instituti Epik ka publikuar disa statistika për vendet e Ballkanit Perëndimor se sa kohë iu desh për të fituar liberalizimin e vizave me shtetet e Bashkimit Europian.

Sipas kësaj grafike, Kosova theu rekord me 12 vjet pritje për këtë proces, ndërsa pasohet nga Bosnja me nëntë vjet

Por, Serbisë Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut për vetëm dy vjet iu hoqën vizat.

Sot Parlamenti Europian ka miratuar dokumentin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili nesër pasohet me nënshkrimin zyrtar dhe shënon hapin procedurën përfundimtare para se vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Vonesën në këtë proces për kosovarët e vuri në pah edhe raportuesi i vizave për Kosovën në PE, eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, në postimin e tij urues për qytetarët e Kosovës.

“Parlamenti Europian jep dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Europës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët europiane”.

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.

Kategoritë
LajmeVendi