Kosova U-19 pëson humbje të thellë nga Gjermani

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e vajzave, e drejtuar nga përzgjedhësja Albina Rrahmani, ka pësuar humbje nga Gjermania, në turneun kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Vashat dardane u mposhtën me rezultat të thellë 5-0.

Kosova U19 është pjesë e Grupit A1, së bashku me Gjermaninë, Danimarkën dhe Greqinë.

Gjatë ditëve të ardhshme do të zhvillojnë edhe dy ndreshjet e tjera, ku me 30 nëntor përballen me Danimarkën, kurse me 3 dhjetor me Greqinë.

Kategoritë
Sport