Kosova U21 fiton me rikthim miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës U21 ka triumfuar ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 3-1 në miqësoren e zhvilluar sot (e enjte) në Shkup.

Dardanët e rinj e kanë fituar miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, ku të dyja skuadrat shënuan nga një gol.

Të parët golin e gjeten vendasit me anë të Nikola Velickovski (18’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Arjanit Fazlija (29’) barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Afrim Tovërlanit ishin dukshëm më të mirë dhe më konkret duke shënuar edhe dy gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 66-të për epërsinë 1-2, ndërsa në minutën e 87-të shënuan golin për rezultatin përfundimtar 1-3.Kosova U21 dhe Maqedonia e Veriut U21 do të luajnë përsëri pas tri ditëve, më 17 nëntor nga ora 12:00 në Kampin e Federatës së Maqedonisë të Veriut.

Kategoritë
LajmeSport