Kosovare Asllani merr çmimin e madh, sulmuesja e Milanit me një arritje të jashtëzakonshme në karrierën e saj

Futbollistja Kosovare Asllani ka fituar çmimin “Këmba e Artë”, çmim ky që u jepet lojtarëve që dallohen për arritjet e tyre atletike për personalitetin e tyre. Çmimi u jepet vetëm lojtarëve aktivë mbi moshën 28 vjeçare dhe ky çmim mund të fitohet vetëm një herë.

Ndaj, kjo është një arritje mjaftë e madhe për futbollisten e Milanit, e cila në të kaluarën gjithashtu ka qenë pjesë e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Për këtë trofe, Asllani është uruar edhe nga faqja zyrtare e klubit italian.

“Urime për Kosovare Asllanin, e cila bëhet gruaja e parë aktive në futboll që e fiton çmimin “Këmba e Artë”, thuhet në shkrimin e klubit kuq e zi.

Kategoritë
Sport