Kosovare Asllani, shqiptarja model e Kombëtares së Suedisë, frymëzim për emigrantët

Kosovare Asllani është një nga yjet e Euro 2022 që po zhvillohet aktualisht në Britaninë e Madhe. Sulmuesja e Suedisë gjysmëfinaliste, është vendosur në lupën e tabloidit “Daily Mail” që zbulon sekretet e jetës së lojtares me origjinë shqiptare që këtë sezon ka nënshkruar dhe do të luajë me Milanin.

“Është një nga të paktat shqiptare që ka arritur në të tilla nivele. Është vajzë e emigrantëve kosovarë dhe ajo e ruan shumë fort lidhjen me rrënjët e familjes së saj. Emri i saj do të thotë, vajzë nga Kosova ndërsa në trup ka një tatuazh me shqiponjën dykrenare. Ajo tashmë është një ikonë dhe frymëzim për të gjithë fëmijët emigrantë të Suedisë”, shkruan “Daily Mail”.

E pranon edhe vetë Kosovarja që gjakun e ka shqiptar por ndihet njëkohësisht edhe suedeze pasi është rritur në një botë krejtësisht të ndryshe nga vendi i origjinës.

“Jam rritur në një familje ku më kanë mësuar të degjoj muzikë shqiptare. Unë e dashuroj muzikën shqiptare dhe ne nuk jemi aspak një vend i keq”, thekson sulmuesja e kombëtares nordike.

Kategoritë
Sport