Kosovë, 20 viktima dhe 932 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 932 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 143.603

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 20 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.477, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 932 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 143.603.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 7.384 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 969.137 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 962 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 114.661 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 26.525.

Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës. Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kategoritë
LajmeVendi