Kosovë, ambasada turke organizon ceremoni përkujtimore për Atatürk-un

Pas nderimeve dhe intonimit të himnit kombëtar, sekretarja e parë e Ambasadës së Türkiye-s në Prishtinë, Dilara Çelik, në fjalimin e saj tha se Atatürku ishte një lider unik.

Në Rezidencën e Ambasadës së Türkiye-s në Prishtinë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 10 Nëntorit, ditës së ndarjes nga jeta të Mustafa Kemal Atatürk-ut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoni morën pjesë ambasadori turk në Prishtinë, Çağrı Sakar, ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, deputetët e KDTP, Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, përfaqësues të institucioneve turke në vend si dhe të ftuar të tjerë.

Pas nderimeve dhe intonimit të himnit kombëtar, sekretarja e parë e Ambasadës së Türkiye-s në Prishtinë, Dilara Çelik, në fjalimin e saj tha se Atatürku ishte një lider unik.

Ajo theksoi se ndjehet krenare si një diplomate e re turke kur u tregon të huajve rreth luftës për pavarësinë e Türkiye-s nën udhëheqjen e Atatürk-ut.

“Atatürku i cili gjithë jetën punoi për lartësimin e popullit turk, duke thënë ‘Rini, Republikën e themeluam ne, jeni ju ata që do ta mbani të gjallë dhe do ta lartësoni’, duke i dhënë një përgjegjësi historike rinisë. Vazhdojmë të punojmë për ta çuar përpara çdo ditë e më shumë Republikën dhe shtetin që na ka lanë amanet dhe për ta ngritur kulturën tonë kombëtare mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore, duke marrë forcë nga mendimet, parimet dhe revolucionet e tij”, u shpreh Çelik.

Ndërkaq, atasheu ushtarak i ambasadës, koloneli Çağdaş Akif Kahraman e kujtoi Atatürk-un me mirënjohje në 84-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Kategoritë
LajmeVendi