Fondacioni Behgjet Pacolli ndihma për të prekurit e tërmetit në Turqi

“Fondacioni Behgjet Pacolli” i ish-presidentit Behgjet Pacolli së bashku me kreun e organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë dorëzuar disa kamionë me ndihma që përfshijnë batanije, produkte higjienike për fëmijë dhe veshmbathje

Në kazermën ushtarake të KFOR-it turk është mbajtur aktivitet ndihmash për të prekurit e tërmetit shkatërrues në Türkiye, raporton Anadolu.

“Fondacioni Behgjet Pacolli” i ish-presidentit Behgjet Pacolli së bashku me kreun e organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë dorëzuar disa kamionë me ndihma që përfshijnë batanije, produkte higjienike për fëmijë dhe veshmbathje.

Në këtë kontekst, Pacolli dhe Kastrati u pritën në kazermën ushtarake të KFOR-it në Prizren nga ambasadori turk Sabri Tunç Angılı, konsullin e pergjithshem Celal Doğan dhe komandantin e KFOR-it turk, Recai Yılmaz, me të cilët diskutuan për situatën dhe veprimet urgjente që duhet të merren për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, tha se “ne jemi bashkë me popullin turk” dhe e ndiejmë dhimbjen e tyre.

“Garantova se ne jemi bashkë me popullin turk dhe e ndjejmë shpirtërisht këtë dhimbje edhe këtu dhe i garantova ambasadorit se ne nuk do të ndalemi”, theksoi Pacolli.

Humanisti kosovar Halil Kastrati tha se bashkë me ish-presidentin Pacolli kanë sjellë ndihma me qëllim që të dërgohen tek ata që kanë nevojë në Türkiye.

Kastrati tha se kanë shprehur gatishmëri qysh nga dita e parë nga lajmi që kanë marrë për tragjedinë e termetit, derisa tregoi më hollësisht se çfarë përmbajnë ndihmat.

“Janë për afërsisht 6 mijë batanije të reja, mbi 360 mijë pelena për fëmijë, është një furgon me këpucë dhe veshmbathje. Tani na u bënë të qarta edhe gjërat urgjente që janë të nevojshme për atje dhe bashkë me Pacollin do të punojmë dhe do të arrijmë t’i sigurojmë sipas mundësive”, theksoi Kastrati.

Ndërkaq, ambasadori Sabri Tunç Angılı, vlerësoi ndihmat dhe solidarizimin nga Kosova me popullin turk.

“Është shumë e vlefshme për ne që ata kanë ardhur deri këtu në këtë kohë të vështirë, të solidarizohen me ne dhe të dërgojnë materialet si batanijet dhe pelenat që janë shumë të nevojshme tani, u jemi mirënjohës”, theksoi Angılı.

Kategoritë
BotaLajmeVendi