Bashkëpunimi i FSK-së me partnerët nga Türkiye u zhvillua me qëllim të “ngritjes së kapaciteteve operacionale”
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë realizuar një trajnim për snajper në bashkëpunim me Forcat e Armatosura Turke.
Siç njofton FSK-ja, bashkëpunimi me partnerët nga Türkiye u zhvillua me qëllim të “ngritjes së kapaciteteve operacionale”.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operacionale, instruktorë të ushtrisë turke kanë realizuar trajnimin për snajper në Regjimentet e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, njoftoi FSK.