Kosovë, inaugurohet këndi i lodrave për fëmijët me aftësi të kufizuara

Këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara është financuar nga OSBE-ja dhe është mundësuar nga Komuna e Prishtinës, me implementim të “Festivalit Architech”

Është përuruar për herë të parë në Kosovë këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara është financuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe është mundësuar nga Komuna e Prishtinës, me implementim të “Festivalit Architech”.

Drejtoresha e Departamentit të Demokratizimit në OSBE, Pascale Roussy tha se lodrat që mund të shfrytëzohen nga fëmijët me aftësi të kufizuara lehtësojnë jetën e kësaj kategorie.

Roussy tha se për herë të parë po inaugurohen lodra të tilla në kryeqytet derisa shtoi se përfshirja e të rinjve në dizajnimin e hapësirave publike është edhe në mandatin e OSBE-së për të cilën kjo organizatë inkurajon që të bëhet më shumë.

“Ne si OSBE në Kosovë mendojmë se gjithëpërfshirja dhe ekskluziviteti është esencial dhe inkurajojmë më shumë qytete tjera sikurse Prishtina që të ofrojnë mundësi dhe kushte më të mira jetese për të gjithë”, theksoi Roussy.

Në procesin procesin e hulumtimit dhe të dizajnimti të hapësirës së dedikuar për këtë kategori të fëmijëve janë përfshirë profesionalistë të ndryshëm, por edhe vetë persona me nevoja të veçanta të cilët kanë bashkëpunuar me me arkitektët për specifikat e nevojave të tyre.

Në Kosovë jetojnë mbi 200 mijë persona me aftësi të kufizuara. Viti 2022 u shpall nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës si vit i personave me aftësi të kufizuara.

Kategoritë
LajmeVendi