Kosovë, manifestim me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed

Në kuadër të programit kanë mbajtur fjalim İşliyen dhe Tërnava, ndërsa është lexuar Kur’an-i Kerim dhe janë kënduar ilahi.

Me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed, në Prizren të Kosovës është mbajtur një manifestim.

Në programin e mbajtur në xhaminë e Sinan Pashës në Prizren ka marrë pjesë zv/kryetari i Çështjeve Fetare (Diyanet) të Türkiye-s, Burhan İşliyen, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiu Naim Tërnava, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në vend.

Në kuadër të programit kanë mbajtur fjalim İşliyen dhe Tërnava, ndërsa është lexuar Kur’an-i Kerim dhe janë kënduar ilahi.

Ndër të tjera, İşliyen gjatë vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar edhe një vizitë në kantierin e xhamisë në ndërtim të Prishtinës.

Kategoritë
LajmeVendi