Kosovë, mbahet biseda “Studimet kulturore të UNESCO-s dhe trashëgimia kulturore jomateriale në Ballkan”

Duke theksuar se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do t’i sjellë përfitime vendit në shumë fusha, Oğuz theksoi se Prizreni do të përfitojë nga trashëgimia e tij kulturore dhe të jetë një nga qytetet madhështore të letërsisë dhe poezisë turke në Ballkan.

Në qytetin e Prizrenit në jug të Kosovës është mbajtur një bisedë me titull “Studimet kulturore të UNESCO-s dhe trashëgimia kulturore jomateriale në Ballkan”, raporton Anadolu.

Biseda e organizuar nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Filologjisë – Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke, në bashkëpunim me Ambasadën e Türkiyes në Prishtinë dhe Institutin Yunus Emre (YEE), u mbajt në sallën e konferencave të YEE-së në Prizren.

Në këtë bisedën ku folës ishte Metin Ekici, morën pjesë kryetari i Komisionit Kombëtar Turk të UNESCO-s, Prof. Dr. Öcal Oğuz, konsulli i përgjithshëm i Türkiyes në Prizren Celal Doğan, koordinatori i YEE-së në Kosovë, Ramazan Yılmaz, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Në fjalën e tij këtu, Oğuz tha se do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën që të bëhet anëtare e UNESCO-s.

Duke theksuar se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do t’i sjellë përfitime vendit në shumë fusha, Oğuz theksoi se Prizreni do të përfitojë nga trashëgimia e tij kulturore dhe të jetë një nga qytetet madhështore të letërsisë dhe poezisë turke në Ballkan.

Në bisedë, e cila zgjati afërsisht dy orë, u diskutua për punimet në Listat e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Ballkanit dhe u tërhoq vëmendja për pasurinë e trashëgimisë kulturore të rajonit.

Që nga viti 2015 kur dështoi të anëtarësohet në UNESCO, Kosova nuk ka aplikuar më për t’u bërë anëtare e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare për arsim, kulturë dhe trashëgimi kulturore.

Kategoritë
Kulturë