Kosovë, organizohet garë e shigjetarisë tradicionale turke

Rreth 70 sportistë nga qytete të ndryshme të Kosovës morën certifikata dhe trofe.

Në qytetin e Prizrenit është mbajtur “Kupa Tradicionale e Shigjetarisë Turke në Kosovë, organizuar bashkërisht nga Instituti Yunus Emre dhe Klubi i Shigjetarisë Tradicionale i Prizrenit, në kuadër të projektit “Kemankeş”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitet morën pjesë koordinatori i Institutit Yunus Emre (YEE) në Kosovë Ramazan Yılmaz, kryetari i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës Agron Mala dhe entuziastë të sportit.

Në fjalën e tij në ceremoninë e mbajtur pas garave, koordinatori Yılmaz deklaroi se gjuajtja me hark ka qenë pjesë integrale e kombit turk gjatë historisë.

Duke shprehur kënaqësinë e tij për interesin e madh të treguar për kurset e hapura, Yılmaz tha: “Përpjekjet tona për hapjen e kurseve në Gjakovë, Dragash dhe Mitrovicë në përputhje me interesin dhe kërkesën intensive po vazhdojnë me shpejtësi të plotë. Projekte të tilla luajnë rol të rëndësishëm që marrëdhëniet intensive kulturore mes Kosovës dhe Türkiye-s të zhvillohen edhe në fushën e sportit”.

Ndërkaq, kryetari i Federatës, Mala, tha përpjekjet që kanë filluar për t’i orientuar të rinjtë në sport në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre kanë arritur në një pikë të mirë në kohë të shkurtër.

Pas fjalimeve, rreth 70 sportistë nga qytete të ndryshme të Kosovës morën certifikata dhe trofe nga të ftuarit.

Në kuadër të aktivitetit, persona me sindromën Down patën mundësinë të provojnë gjuajtjen me shigjeta. Në aktivitet gjatë ditës u bë edhe prezantim praktik i artit Ebru.

Kategoritë
LajmeVendi