Kosovë, promovohet botimi i Kuranit Fisnik në gjuhën shqipe, botuar nga TDV

Drejtori i Përgjithshëm i Botimeve Fetare Doymaz tha se Kryesia e Çështjeve Fetare i ka kushtuar rëndësi të madhe aktiviteteve botuese që nga dita e themelimit.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) me një program të veçantë në Prizren ka bërë promovimin e botimit të Kuranit Fisnik të përkthyer në gjuhën shqipe, botuar nga Fondacioni i Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV) në bashkëpunim me Kryesinë e Çështjeve Fetare dhe Kryesinë e BIK-ut, raporton Anadolu.

Në program morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Publikimeve Fetare të Drejtorisë së Çështjeve Fetare, Cafer Tayyar Doymaz, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe Këshilltari i Shërbimeve Fetare të Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë, Bünyamin Albayrak, si dhe shumë mysafirë.

Në fjalën e tij këtu, Drejtori i Përgjithshëm i Botimeve Fetare, Doymaz, tha se Kryesia e Çështjeve Fetare i ka kushtuar rëndësi të madhe aktiviteteve botuese që nga dita e themelimit.

Doymaz tha se ata e kanë përkthyer Kuranin në 38 gjuhë dhe dialekte të ndryshme.

“Një nga pikat më të rëndësishme që na prek dhe na motivon është se ne nuk duam asnjë justifikim në këtë pikë kur ndonjë nga vëllezërit tanë ose ndonjë person, kudo që të jetë në botë, thotë: Dua ta arrij librin e Allahut, fjalën e Allahut, dua ta lexoj atë, librin hyjnor”, tha ai.

Doymaz shtoi se ata duan të përkthejnë Kuranin e Shenjtë në të gjitha gjuhët që fliten në botë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, falënderoi Diyanetin Turk për interesimin e tij në botimin e rreth 5 mijë ekzemplarëve të Kuranit shqip.

Ai gjithashtu vlerësoi edhe punën e ekipit që kanë punuar në përgatitjen e redaktimit të përkthimit të vjetër të Kuranit në shqip, nga Sherif Ahmeti, me bindjen që “asnjëherë përparimit të përkthimit nuk mund t’i vihet pikë”.

“Brenda këtyre dy kopertinave është dija e të madhit Zot e cila nuk ka kufi. E njeriut i mbetet të marrë, të mundohet të zbërthejë domethënien e Kuranit, brendësinë e tij, e sigurisht deri më tani kemi arritur shumë pak që të marrim dhe ta zbërthejmë. Të ardhmen sigurisht do ta njohim më shumë atë”, theksoi Tërnava.

Tërnava paralajmëroi se edhe qindra dhe mijëra ekzemplarë të njëjtë do të botohen në vijim.

Kategoritë
LajmeVendi