Kosovë, promovohet kuzhina turke

Java e Kuzhinës Turke realizohet në datat 21-27 maj në Turqi dhe jashtë saj nën kujdesin e Presidencës dhe nën udhëheqjen e Zonjës së Parë Emine Erdoğan.

Në kuadër të aktiviteteve të “Javës së kuzhinës turke”, në organizim të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë u prezantua “Menyja e Stambollit” me receta të përzgjedhura nga libri “Kuzhina turke me receta shekullore” të përgatitur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ambasadës në llogarinë e saj në rrjetet sociale, thuhet se ministri i Zhvillimit Rajonal i Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ambasadori i ri i Kosovës në Ankara, Agon Vrenezi, dhe anëtarë të Grupit të Miqësisë me Turqinë pranë Kuvendit të Kosovës janë pritur në Rezidencën Zyrtare të Ambasadës.

“Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë mysafirët tanë, veçanërisht z.Enis Kervan, kryetar i Grupit të Miqësisë me Turqinë në Parlamentin e Kosovës, dhe anëtarët e tjerë të nderuar të grupit”, thuhet në deklaratë.

Java e Kuzhinës Turke zhvillohet në datat 21-27 maj në Turqi dhe jashtë saj nën kujdesin e Presidencës dhe nën udhëheqjen e Zonjës së Parë Emine Erdoğan.

 

Kategoritë
LajmeVendi