Në kohën e pauzës së punës, e cila për shumicën e punëtorëve mbahet në drekë, në ndërtesën e këtij instituti në lagjen “Pejton” të Prishtinës, u shtrua një tavolinë me llokume dhe kafe për qytetarët.
Në Institutin Yunus Emre në Prishtinë është shënuar 5 Dhjetori – Dita Botërore e Kafesë Turke.
Në kohën e pauzës së punës, e cila për shumicën e punëtorëve mbahet në drekë, në ndërtesën e këtij instituti në lagjen “Pejton” të Prishtinës, u shtrua një tavolinë me llokume dhe kafe për qytetarët.
Dhjetëra persona u bashkuan për të shënuar këtë ditë të veçantë, duke shijuar kafenë turke të bërë me metoda të ndryshme, si me nxehtësi të zallit apo me energji elektrike.
Burra dhe gra të moshave të ndryshme, por edhe fëmijë, bashkë me kafetë shijuan edhe kulturën turke si dhe bënë fotografi në ambientet e Institutit Yunus Emre në Prishtinë.