Themeluesi i “Emaar Properties” Mohamed Alabbar u shpreh se marrëveshja për ndërtimin e portit turistik të Durrësit ka përfunduar dhe po pret aprovimin final në Parlament.
Ai u shpreh se në një projekt të tillë kaq të madh do të duhet një fond i përbashkët, do të përfshihen bankat lokale dhe ndërkombëtare.
Deri tani investimi përllogaritet deri në 2 miliardë dollarë ose euro, tha Alabbar, por ndërsa po punojnë po përmirësojnë dhe disa detaje, ndaj për këtë arsye ai u shpreh se kostoja mund ta kalojë shifrën e përmendur.
Dje është nënshkruar Memorandum i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.
Investimi prej 2 mld dollarësh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.
Në fjalën e tij në ceremoni kryeministri Edi Rama tha se ky është investimi më i madh turistik dhe në rajon.